Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale dhe rritjes së efikasitetit në ofrimin e shërbimeve publike.
Sipas njoftimit të komunës, ky investim pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e mirëmbajtjes së hapësirave publike si në zonat urbane, ashtu edhe në ato rurale të komunës.
“Ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në mirëmbajtjen më të mirë të qytetit dhe fshatrave, duke rritur efikasitetin e punës dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët”, thuhet në njoftim.
Nga komuna është theksuar se ky hap synon forcimin e kapaciteteve të ndërmarrjes publike dhe përmirësimin e standardeve të shërbimeve ndaj qytetarëve.
Po ashtu, institucionet komunale kanë ritheksuar përkushtimin e tyre për krijimin e një ambienti më të pastër dhe më të mirëmbajtur në të gjithë territorin e komunës.
“Komuna mbetet e përkushtuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve publike dhe krijimin e një ambienti më të pastër, si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/
