KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Komuna e Prizrenit thotë se shkollat janë gati për vitin e ri shkollor

Komuna e Prizrenit thotë se shkollat janë gati për vitin e ri shkollor

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se Drejtoria Komunale e Arsimit po përmbyll përgatitjet në shkollat e komunës, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.

Sipas njoftimit, synimi është që nxënësit dhe personeli arsimor ta nisin vitin e ri mësimor në ambiente të rregulluara dhe të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor.

Në Shkollën e Mesme të Ulët “Mustafa Bakiu” kanë përfunduar tashmë punimet e ngjyrosjes së hapësirave shkollore, duke i dhënë objektit një pamje më të freskët dhe më të përshtatshme për pritjen e nxënësve.

Përgatitjet në shkollat e tjera të Komunës së Prizrenit po vazhdojnë në kuadër të angazhimeve për fillim sa më të mbarë të vitit të ri shkollor. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.