KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Komuna e Prishtinës hap konkursin për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet publike për vitin 2026-2027

Komuna e Prishtinës hap konkursin për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet publike për vitin 2026-2027

Komuna e Prishtinës ka njoftuar hapjen e konkursit për regjistrimin e fëmijëve në institucionet parashkollore publike të Kryeqytetit për vitin edukativo-arsimor 2026-2027.

Përmes një njoftimi publik, autoritetet komunale u kanë bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të aplikojnë për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet publike, duke ndjekur kriteret dhe procedurat e përcaktuara.

“Është hapur konkursi për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet publike të Kryeqytetit”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Sipas njoftimit, procesi i aplikimit përfshin institucionet parashkollore publike që funksionojnë në kuadër të Komunës së Prishtinës për vitin e ri edukativo-arsimor.

“Njoftojmë të gjithë prindërit dhe kujdestarët se është hapur konkursi për regjistrimin e fëmijëve në institucionet parashkollore publike të Komunës së Prishtinës për vitin edukativo-arsimor 2026–2027”, thuhet në njoftim.

Komuna ka bërë të ditur se të interesuarit mund të informohen për kushtet, kriteret dhe procedurat e aplikimit përmes njoftimit të plotë të publikuar nga autoritetet komunale.

“Në lidhjen më poshtë gjeni njoftimin e plotë, kriteret dhe procedurën e aplikimit”, thuhet më tej në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Aplikimin mund ta gjeni KËTU. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.