KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Komuna e Prishtinës do bëj kallëzim penal për mbylljen e deponisë së mbeturinave

Komuna e Prishtinës do bëj kallëzim penal për mbylljen e deponisë së mbeturinave

Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, në një konferencë për media ka deklaruar se menaxhimi për pastrimin e mbeturinave është bërë i vështirë, për shkak të ndryshimit të orarit të deponisë së Mirashit.

Ndër të tjera, ajo tha se që nga 18 tetori 2024 e deri më sot, sipas saj, ministri i Financave, Hekuran Murati, qëllimshëm nuk e nënshkruan fillimin e projektit me Bankën Zhvillimore Gjermane për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.

“Hekuran Murati, qëllimshëm nuk e nënshkruan kredinë prej 74 milionë eurosh që mundëson blerjen e 100 kamionëve të rinj dhe 10 mijë kontejnerëve”, tha Musmurati.

Sipas saj, tash e dy vite Prishtina mbahet peng “për shkak të inateve të një partie politike”.

“Nuk mund të rrimë duarkryq përballë këtij presioni të jashtëzakonshëm. Nuk do të lejojmë që misionarët e Albin Kurtit për sabotimin e Prishtinës, Dardan Veliaj me një anë, e Hekuran Murati në anën tjetër ta bllokojnë pastrimin e Prishtinës. Për këtë arsye, Prishtina do të bëjë kallëzim penal ndaj Dardan Velisë për mbylljen e qëllimshme të deponisë”, tha ajo.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.