KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Komuna e Prishtinës del me udhëzime pas tërmetit 4.8 ballë

Komuna e Prishtinës del me udhëzime pas tërmetit 4.8 ballë

Komuna e Prishtinës ka dalë me njoftim rreth tërmetit me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter që ka goditur juglindjen e Kosovës, përkatësisht zonën Prizren–Shtërpcë, duke u ndier edhe në disa pjesë të tjera të vendit.

Sipas njoftimit zyrtar, deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo për dëme serioze materiale, ndërsa institucionet përkatëse janë duke e monitoruar situatën në vazhdimësi.

“Tërmeti është ndier në disa pjesë të vendit, por deri tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme serioze. Institucionet përkatëse po e monitorojnë situatën në vazhdimësi”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Komuna ka publikuar edhe udhëzime për qytetarët, duke i këshilluar që në rast të lëkundjeve të tjera të qëndrojnë larg dritareve dhe objekteve që mund të bien, të strehohen nën tavolina të forta ose pranë mureve mbajtëse, si dhe pas lëkundjeve të dalin me kujdes në hapësira të hapura.

Po ashtu, qytetarët këshillohen të mos përdorin ashensorët, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të informohen vetëm nga burime zyrtare.

Për raste emergjente, qytetarët janë ftuar të kontaktojnë numrat 0800 122 33 dhe 0800 122 44.

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se çdo informacion i ri do të publikohet përmes kanaleve zyrtare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.