KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Komuna e Podujevës ndanë disa lokacione se ku mund t’i parkojnë veturat mërgimtarët

Komuna e Podujevës ndanë disa lokacione se ku mund t’i parkojnë veturat mërgimtarët

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se ka ndarë disa lokacione se ku mund të parkohen mërgimtarët gjatë qëndrimit në Kosovë.

Sipas njoftimit, për shfrytëzim të parkingjeve janë listuar këto lokacione: IAAP “Isa Boletini”, SHFMU “Enver Maloku”, SHFMU “Dr. Ibrahim Rugova”, Gjimnazi “Aleksandër Xhuvani” dhe IAAP “Fan S. Noli”.

“Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qarkullimit të automjeteve dhe krijimit të hapësirave shtesë për parkim, duke kontribuar në një menaxhim më efikas të lëvizjes në qytet gjatë periudhës që bashkatdhetarët tanë do të jenë për pushime në vendlindje” ka shkruar Bulliqi. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.