KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Komuna e Podujevës me plan të ri për mbeturinat – përfshihen 22 fshatra

Komuna e Podujevës me plan të ri për mbeturinat – përfshihen 22 fshatra

Komuna e Podujevës ka njoftuar qytetarët për një organizim të ri të shërbimeve të mbledhjes së mbeturinave.

Me qëllim të përmirësimit të gjendjes në terren dhe ofrimit të një shërbimi më të mirë për qytetarët, plani është hartuar nga Kompania Rajonale “Pastrimi”, gjë e cila është konfirmuar edhe nga vetë kompania.

Nga data 1 korrik, Kompania “Pastrimi” ka theksuar se shërbimi do të përfshijë edhe këto fshatra: Lupq i Poshtëm, Lupq i Epërm, Majac, Popovë, Halabak, Tërnavë, Bellopojë, Gërdoc, Batllavë, Dyz, Orllan, Kushevicë, Kalaticë, Brainë, Turuqiçë, Shajkoc, Lladoc, Surdull, Peran, Obrançë, Katunisht dhe Bradash.

Kjo ndarje do të jetë në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër nga Komuna e Podujevës./Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.