KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Komuna e Mitrovicës ndan nga 100 euro për 20 fëmijë me sindromën Down

Komuna e Mitrovicës ndan nga 100 euro për 20 fëmijë me sindromën Down

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se do të ndajë nga 100 euro për 20 fëmijë të Shoqatës “Down Sindromë Mitrovica”, me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për terapinë e logopedisë.

Sipas njoftimit të komunës, mbështetja financiare do të realizohet përmes Drejtorisë së Mirëqenies Sociale dhe synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve, si dhe të ndihmojë në vazhdimësinë e terapisë për fëmijët.

Drejtori i Mirëqenies Sociale, Ramadan Beshiri, ka bërë të ditur se kjo mbështetje synon të kontribuojë në zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve, duke ofruar përkrahje për ta dhe familjet e tyre.

Komuna e Mitrovicës ka theksuar se mbështetja e fëmijëve dhe familjeve mbetet pjesë e angazhimit institucional për ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse, me mundësi të barabarta dhe përkujdesje për të gjithë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.