KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Komuna e Malishevës vazhdon aksionin për largimin e mbeturinave inerte, pastrohet edhe fshati Kërvasari

Komuna e Malishevës vazhdon aksionin për largimin e mbeturinave inerte, pastrohet edhe fshati Kërvasari

Komuna e Malishevës ka njoftuar se aksioni për largimin e mbeturinave inerte në territorin e saj po vazhdon edhe pas përfundimit të Muajit të Ambientit, duke u shtrirë në vendbanime të ndryshme të komunës.

Sipas njoftimit, sot aksioni është zhvilluar në fshatin Kërvasari, ku janë larguar mbeturinat inerte nga disa lokacione që, sipas komunës, gjatë viteve ishin shndërruar në deponi ilegale.

Komuna ka bërë të ditur se ndërhyrja ka për qëllim përmirësimin e gjendjes mjedisore dhe rikthimin e hapësirave publike në gjendje të pastër dhe të sigurt për banorët.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, ka thënë se aksioni po zhvillohet me sukses dhe do të vazhdojë pa ndërprerje, me synimin që të pastrohen të gjitha pikat e evidentuara me mbeturina inerte në të gjithë territorin e komunës.

“Aksioni po zhvillohet me sukses dhe do të vazhdojë pa ndërprerje. Qëllimi është që të pastrohen të gjitha pikat e evidentuara me mbeturina inerte në të gjithë territorin e komunës”, ka theksuar Krasniqi, sipas njoftimit.

Komuna ka shtuar se ky aksion është pjesë e përkushtimit për një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm, duke u bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit dhe të shmangin hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.