KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Komuna e Kamenicës ndan 13 pako “Baby Box” për familjet me foshnja të porsalindura

Komuna e Kamenicës ndan 13 pako “Baby Box” për familjet me foshnja të porsalindura

Komuna e Kamenicës ka vazhduar mbështetjen për familjet me foshnja të porsalindura, duke shpërndarë 13 pako “Baby Box” me vlerë të përgjithshme prej 4,452.50 euro.

Sipas njoftimit të komunës, pakot janë ndarë nga nënkryetarja e Komunës, Arta Bajralija, në kuadër të programit të mbështetjes për familjet dhe të porsalindurit.

Komuna bëri të ditur se secila pako përmban produkte cilësore dhe të nevojshme për nënën dhe foshnjën, të mjaftueshme për përdorim deri në moshën njëvjeçare të fëmijës.

Gjatë ceremonisë së shpërndarjes, Bajralija uroi familjet për lindjen e 13 foshnjeve të të dy gjinive, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale në këtë periudhë.

“Komuna mbetet e përkushtuar në mbështetjen e familjeve dhe mirëqenien e fëmijëve, duke vazhduar iniciativa që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve”, ka deklaruar nënkryetarja Bajralija.

Sipas Komunës së Kamenicës, iniciativa “Baby Box” synon të lehtësojë kujdesin për foshnjat në vitin e parë të jetës dhe të ofrojë mbështetje konkrete për familjet në fazat e para pas lindjes së fëmijës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.