Komuna e Kaçanikut ka njoftuar se, me rastin e protestës së paralajmëruar për sot në ora 17:30 në sheshin e qytetit, oborri i SHFMU “Emin Duraku” do të jetë në dispozicion për qytetarët që kanë nevojë për hapësirë për automjetet e tyre.
Protesta organizohet me moton “Protestë gjithëqytetare – Jo në emrin tim!”, në mbështetje të çlirimtarëve që po mbahen në Hagë.
Komuna u ka bërë thirrje protestuesve që gjatë shfrytëzimit të hapësirës të respektojnë rendin, sigurinë dhe pronën publike. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

