KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Komuna e Fushë Kosovës  mundëson qasje falas në internet në zonën e Shtëpisë së Kulturës dhe Stacionit të Trenit

Komuna e Fushë Kosovës  mundëson qasje falas në internet në zonën e Shtëpisë së Kulturës dhe Stacionit të Trenit

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se, në bashkëpunim me Telekomin e Kosovës, ka mundësuar qasje falas në internet (Wi-Fi) për qytetarët në zonën e Shtëpisë së Kulturës dhe Stacionit të Trenit.

Sipas njoftimit, ky shërbim i ri ka për qëllim të përmirësojë shërbimet publike dhe të kontribuojë në krijimin e një qyteti më modern, më të lidhur dhe më funksional për qytetarët.

Investimet në këtë drejtim do të vazhdojnë edhe në Rrugën “Dardania” dhe në zona të tjera të Komunës së Fushë Kosovës, me qëllim që qasja në internet falas të zgjerohet dhe të jetë e disponueshme për një numër sa më të madh të qytetarëve.

Sipas komunës, këto iniciativa janë pjesë e përpjekjeve për ofrimin e shërbimeve më cilësore dhe zhvillimin e një mjedisi urban më të avancuar. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.