KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kompany me probleme shëndetësore, si është trajneri i bavarezëve?

Kompany me probleme shëndetësore, si është trajneri i bavarezëve?

Bayern Munich ka tejkaluar atë që disa e cilësuan si një mini-krizë, duke triumfuar bindshëm me rezultat 6-1 ndaj RB Leipzigut. Tani, skuadra bavareze i ka kthyer sytë nga dueli i madh në Ligën e Kampionëve kundër Arsenalit, që zhvillohet të mërkurën.

Anëtari i bordit drejtues për sport në Bayern Munich, Max Eberl, bëri të ditur se trajneri Vincent Kompany ka vuajtur nga një virus gjatë gjithë javës, ndërsa lëvizjet e tij janë kufizuar edhe për shkak të një problemi me ijën, shkruan Yahoo Sports, transmeton klankosova.tv.

“Ai vërtet nuk po ndihet mirë”, tha Eberl, duke premtuar se Kompany “do të jetë patjetër i pranishëm” të mërkurën. Megjithatë, ende nuk dihet se “çfarë roli do të mund të ketë” atë ditë.

Kompany pati energji të mjaftueshme për të dalë në fushë dhe për ta përqafuar Luis Diazin, i cili u rikthye në formë pikërisht në kohën e duhur, pas një fillimi të vështirë të sezonit, duke shënuar tre gola në fitoren e thellë të Bayernit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.