KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kompania kosovare Alexander Chapman ndër rekrutuesit më të vlerësuar në industrinë financiare globale

Kompania kosovare Alexander Chapman ndër rekrutuesit më të vlerësuar në industrinë financiare globale

Sipas raportit prestigjioz “Ideal Recruiter Report 2024-25” nga eFinancialCareers, kompania kosovare Alexander Chapman është renditur ndër rekrutuesit më të vlerësuar në industrinë globale të financës dhe bankingut, duke fituar vlerësime të larta për cilësinë e kandidatëve dhe marrëdhëniet profesionale me klientët.

Në raport, Alexander Chapman është renditur:

  • Top 3 globalisht për kategorinë “Top Candidates & Clients”, duke u pozicionuar në vendin e tretë ndër kompanitë që punojnë me kandidatët dhe klientët më cilësorë në tregun financiar ndërkombëtar;
  • Top 7 Boutique Recruiters në botë, në kategorinë e kompanive të specializuara të rekrutimit;
  • si dhe Top 6 Recruiters në Amerikën e Veriut, sipas votimeve të profesionistëve të industrisë financiare.

Raporti, i bazuar në mbi 4,000 vlerësime nga profesionistë të sektorit financiar në mbarë botën, nxjerr në pah rëndësinë e rekrutuesve që ndërtojnë besim, komunikim transparent dhe lidhje afatgjata me talentet dhe kompanitë. Alexander Chapman u veçua si një nga emrat më të respektuar në këtë industri konkurruese, duke dëshmuar ndikimin e tij në tregun ndërkombëtar të rekrutimit financiar.

Kompania, e cila operon nga Prishtina dhe ka ndërtuar një ekip të ri profesionistësh nga Kosova, është bërë një histori suksesi në tregun ndërkombëtar të rekrutimit, duke lidhur talentet me kompani elitare të financës në SHBA dhe tregje të tjera globale.

Raporti gjithashtu thekson se Alexander Chapman specializohet në fusha si quantitative development, electronic trading dhe fundamental research, duke e pozicionuar kompaninë si një nga emrat më të fuqishëm në rekrutimin e talenteve elitare për financë dhe teknologji financiare.

Ky vlerësim konfirmon reputacionin e Alexander Chapman si një kompani kosovare që vazhdon të ndërtojë standarde të larta në identifikimin dhe zhvillimin e talenteve elitare në financë, investime dhe banking.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.