KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Komiteti i Rajoneve i BE-së ia hoqi Kosovës fusnotën, ministri Konjufca e mirëpret vendimin – falënderon Coughlan për mbështetjen parimore

Komiteti i Rajoneve i BE-së ia hoqi Kosovës fusnotën, ministri Konjufca e mirëpret vendimin – falënderon Coughlan për mbështetjen parimore

Ditë më parë u bë e ditur se Komiteti i Rajoneve të Bashkimit Evropian për të harmonizuar terminologjinë e përdorur për Kosovën me atë të Parlamentit Evropian, ka hequr asteriskun dhe shënimin në fund të faqes.

E lidhur me këtë ka shkruar sot në rrjetin social X zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

“Ne mirëpresim vendimin e Komitetit të Rajoneve për të ndërprerë përdorimin e ‘Kosovo*’ dhe fusnotës shoqëruese në dokumentet e tij publike. Ky hap e rreshton Komitetin me Parlamentin Evropian dhe pasqyron një qartësi më të madhe institucionale sa i përket perspektivës evropiane të Kosovës.

Falënderime të veçanta për Gillian Coughlan, Kryetare e Grupit të Punës për Kosovën në Komitetin e Rajoneve të Bashkimit Evropian dhe Raportuese për Zgjerimin, për mbështetjen e saj parimore dhe angazhimin e vazhdueshëm për Kosovën”, shkruan Konjufca. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.