Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar me ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, në kuadër të vizitave zyrtare që po zhvillon në Shqipëri.
Sipas KFOR-it, Ballkani Perëndimor mbetet një rajon me rëndësi strategjike dhe prioritet kyç në agjendën e NATO-s, gjë që dëshmohet edhe nga prania e vazhdueshme e KFOR-it në Kosovë.
Po ashtu, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar në Tiranë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme me partnerët rajonalë./Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

