TË FUNDIT

    Kryeziu: Gjyqtarët e Kosovës janë të nivelit evropian

    March 30, 2023

    A do të kthehet? Efi banorja më e votuar nga publiku për tu rikthyer në Big Brother VIP

    March 30, 2023

    Miftaraj: Kurti si qeveritar, maksimumi është një kopje e dobët e Hashim Thaçit

    March 30, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, bën thirrje për siguri ndaj grave
    Lajme

    Kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, bën thirrje për siguri ndaj grave

    By A.JMarch 8, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Me thirrjet “Patriarkati vret” dhe “Vrasjet ndaj grave janë të paralajmëruara” kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, ka nisur të mërkurën një protestë, në kërkim të respektimit të të drejtave të grave në Kosovë.

    Protesta ka nisur para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë dhe marshi pritet të vazhdojë edhe në sheshin Zahir Pajaziti në mesditë.

    Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe vitet e kaluara në Kosovë, në datën e njëjtë – 8 Mars – kur shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas.

    Protestuesit janë dëgjuar edhe duke kërkuar dënime maksimale për vrasësit, dhunuesit dhe ngacmuesit e grave, dhe për më shumë siguri për gratë në ambientet publike dhe private.

    Elvedina Hajdari, e cila ka thënë se ka qenë viktimë e dhunës në familje, ka thënë në protestë se është në kërkim të drejtësisë për gratë.

    Ajo ka thënë se institucionet e drejtësisë shpesh bëhen bashkëfajtore në dhunën që ushtrohet ndaj grave.

    “Si e mbijetuar e dhunës në familje, prej që e kam raportuar rastin më 2021, po bëhen dy vjet që unë luftoj për drejtësi dhe të drejtat e mia. Unë jam dëshmitare e neglizhencës, mosbesimit dhe padrejtësive të vazhdueshme që u bëhen grave nga policia, prokuriora dhe gjykata”.

    Përfaqësues të Rrjetit të Grave të Kosovës u kanë thënë të mërkurën mediave se as këtë vit nuk do të festohet, pasi gjendja e grave në shoqëri vazhdon të mbetet shqetësuese.

    Në Kosovë, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, çdo vit raportohen dhjetëra raste të dhunës seksuale.

    Rrjeti i Grave të Kosovës ka thënë se numri më i madh i viktimave të kësaj dhune janë vajzat e moshës 13 deri në 16 vjeç.

    Kodi Penal i Kosovës parasheh dënime nga dy deri në 15 vjet burgim për dhunime e sulmet tjera seksuale.

    Nga viti 2010 deri më 1 dhjetor 2022, në Kosovë janë vrarë 50 gra. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë./REL/





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Kryeziu: Gjyqtarët e Kosovës janë të nivelit evropian

    March 30, 2023

    Miftaraj: Kurti si qeveritar, maksimumi është një kopje e dobët e Hashim Thaçit

    March 30, 2023

    Hoti-Muratit: “Qepja e thesit” ndodhi vetëm për shqiptarët, serbëve ua paguajtët 98 milionë euro për energji

    March 30, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Kryeziu: Gjyqtarët e Kosovës janë të nivelit evropian

    By A.JMarch 30, 20230

    Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerëson se gjyqtarët dhe prokurorët në Kosovë janë të…

    Miftaraj: Kurti si qeveritar, maksimumi është një kopje e dobët e Hashim Thaçit

    March 30, 2023

    Hoti-Muratit: “Qepja e thesit” ndodhi vetëm për shqiptarët, serbëve ua paguajtët 98 milionë euro për energji

    March 30, 2023

    A ka diçka personale me Albin Kurtin? Përgjigjet Haki Abazi!

    March 30, 2023

    TË TJERA

    A do të kthehet? Efi banorja më e votuar nga publiku për tu rikthyer në Big Brother VIP

    March 30, 2023

    “Dhuroja 1 mijë euro familjes së Palit”, Olta kërkon të vë në vështirësi Luzin, përgjigja e la pa fjalë

    March 30, 2023

    Kiara lë “pa frymë” Luizin, i çon dronin me mesazhin e koduar, ja si reagon Luizi

    March 30, 2023

    Elita Rudi përfundon në spital

    March 30, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Kryeziu: Gjyqtarët e Kosovës janë të nivelit evropian

    March 30, 2023

    A do të kthehet? Efi banorja më e votuar nga publiku për tu rikthyer në Big Brother VIP

    March 30, 2023

    Miftaraj: Kurti si qeveritar, maksimumi është një kopje e dobët e Hashim Thaçit

    March 30, 2023
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.