KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Kolagjeni për nyje? Ortopedi Muharrem Hajdari tregon pse nuk duhet të shpenzoni kot

Kolagjeni për nyje? Ortopedi Muharrem Hajdari tregon pse nuk duhet të shpenzoni kot

Kolagjeni është kthyer në një nga suplementet më të reklamuara për nyje, kocka dhe shëndet ortopedik. Në barnatore, rrjete sociale dhe reklama të ndryshme, ai shpesh prezantohet si zgjidhje për dhimbje, rigjenerim apo forcim të artikulacioneve.

Por, sipas ortopedit Muharrem Hajdari, pacientët duhet të jenë të kujdesshëm para se të shpenzojnë për produkte të tilla me pritjen se do t’u ndihmojnë në problemet ortopedike.

Për këtë temë, Hajdari ka folur në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, i cili është i mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit Kubati.

Ai foli për problemet më të shpeshta ortopedike, artrozën, dhimbjet e shputës, protezat, fizioterapinë dhe rëndësinë e lëvizjes për ruajtjen e nyjeve.

Duke folur për dhimbjet e thembrës dhe problemet ortopedike që shpesh trajtohen me metoda konservative, Hajdari këshilloi pacientët që të mos nxitohen drejt injeksioneve apo tabletave të kolagjenit.

“Le t’u ikin injeksioneve, le t’u ikin tabletave të kolagjenit”, tha ai.

Sipas tij, kolagjeni është bërë shumë trend në Kosovë dhe në rajon, por për pjesën më të madhe të sëmundjeve ortopedike ai nuk është i nevojshëm.

“Shumë po përdoren në Kosovë, që janë të panevojshme për pjesën më të madhe të sëmundjeve ortopedike”, u shpreh Dr. Hajdari.

Për më shumë shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.