Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Albana Koçiu, ka reaguar lidhur me protestat, duke dënuar dhunën dhe përplasjet, ndërsa ka bërë thirrje për më shumë demokraci dhe dialog.
Përmes një mesazhi publik, Koçiu thekson se dhuna nuk i shërben asnjë kauze, por e dëmton atë, duke nënvizuar se Shqipëria ka nevojë për më shumë dialog dhe përkushtim ndaj vlerave europiane.
“Dhuna nuk e mbron një kauzë, e shkatërron. Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë kaos. Ka nevojë për më shumë Europë. Nuk ka nevojë për më shumë dhunë. Ka nevojë për më shumë demokraci. Nuk ka nevojë për më shumë përplasje. Ka nevojë për më shumë dialog”, shprehet Koçiu.
Reagimi i zëvendëskryeministres vjen në një klimë protestash dhe tensionesh politike, ku ajo vë theksin te dialogu dhe demokracia si alternativa ndaj dhunës dhe përplasjeve./Telegrafi/

