Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se është liruar Dukagjin Maxhuni, i cili ishte arrestuar javë më parë nga autoritetet serbe.
Koci këtë njoftim e ka bërë të ditur në një postim në Facebook.
Postimi i plotë:
Dukagjin Maxhuni është liruar!
Më 12 gusht, autoritetet serbe e arrestuan në Batrovc, gjatë kalimit nga Serbia në Kroaci. Fillimisht e ndaluan për verifikim. Pastaj e transferuan në Beograd dhe i caktuan 30 ditë paraburgim, nën pretendime për krime lufte.
Që atë ditë kam thënë se Dukagjini nuk është fajtor dhe se pretendimet ndaj tij nuk qëndrojnë.
Sot është i lirë!
Po kthehet te familja e vet.
Ka edhe qytetarë të tjerë tanë që po mbahen padrejtësisht. Mundësitë i kam të kufizuara, por do ta bëj edhe të pamundurën në aspektin profesional, për lirimin e tyre.
Kudo dhe kurdo që një qytetar i yni ka nevojë për ndihmë, do të angazhohem për të.
Ky është misioni im. /Telegrafi/