Avokati, Arianit Koci, e ka komentuar vëndimin për ndalimin e rrugës Xhorxh Bush dhe dënimin e qytetarëve nga policia që kalojnë me vetura në atë pjesë.
Me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se kundërvajtja dhe gjobitja është masovike.
Sipas tij, dënimi kaq i madh i qytetarëve është gabim, pasi siç thotë ai, policia duhet që të bëjë një analizë se pse kaq masovikisht vozitësit po e bëjnë kundërvatje.
Koci tutje ka thënë se arsyeja se pse bëjnë gabim qytetarët në këtë rrugë është për faktin se shënjimi nuk është adekuat.
“Po ju tregoj arsyen: Shenjimi nuk është adekuat. Qytetarët e Prishtinës, e kanë kuptuar se aty dënojnë policia. Por të tjerët nuk e dinë. Nuk është normale që kaq shumë me pasë kundërvatjës”, ka shkruar ai.
Avokati Koci ka thënë se në vënd që policia të analizojë se ku qëndron problemi, vazhdon duke e rritur numrin e policëve në atë pjesë.
“E çka po bën policia? Në vend se t’a analizoj se ku qëndron problemi, e ka rritur numrin e policëve në atë vend. Tre policë ishin aktualisht me dokumente të kundërvajtësve në dorë. Gjobitja duhet të ndalet menjëherë, dhe të informohen vozitësit përmes shenjave në vende të dukshme”, përfundon statusi i tij.