KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Klubi i Serie A synon transferimin e Albion Rrahmanit

Klubi i Serie A synon transferimin e Albion Rrahmanit

Klubi i inkuadruar këtë sezon në Serie A, Venezia, po bën disa lëvizje mbresëlënëse në sulm dhe njëri nga emrat e etiketuar është ylli i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani.

Përveç sulmit për transferimin e Niclas Fullkrug, klubi i sapongjitur në kategorinë e parë ka në sy dy lojtarë të tjerë.

Sipas mediumit italian Sky Sport, i pari është Albion Rrahmani i Sparta Pragës, një sulmues kosovar i lindur në vitin 2000, i cili kushton rreth 8 milionë euro, ndërsa i dyti është Gift Orban, i cili luajti për Veronën sezonin e kaluar.

Venezia ka ambicie të mëdha për sezonin e ardhshëm, duke luajtur në Serie A pas ngjitjes në kategorinë e sezonit të kaluar.

Kështu, mediumi italian shton se Venezia ka filluar me kontaktet fillestare për djaloshin nga Podujeva, i cili po ndiqet edhe nga ekipe të tjera.

Lajmi për interesimin e Venezias për Rrahmanin është shpërndarë edhe nga gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.