KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Klopp e zgjedh Barcelonën para El Clásicos: “Tani e përkrahi ekipin që luan më mirë”

Klopp e zgjedh Barcelonën para El Clásicos: “Tani e përkrahi ekipin që luan më mirë”

Trajneri i Gjermanisë, Jürgen Klopp, ka folur për El Clásicon e së dielës mes Barcelonës dhe Real Madridit, duke e vlerësuar skuadrën katalanase si më të fortë në këtë moment.

Ish-trajneri i Liverpoolit ka konfirmuar se do ta ndjekë me vëmendje përballjen mes dy rivalëve të mëdhenj, një ndeshje që, sipas tij, e ka përcjellë gjatë gjithë jetës.

“Sigurisht që do ta shikoj El Clásicon mes Barcelonës dhe Real Madridit. Kjo është një ndeshje që e kam ndjekur në çdo fazë të jetës sime”, ka deklaruar Klopp.

“Më parë përkrahesha më shumë me Barcelonën”

Klopp ka treguar se në të kaluarën kishte simpati më të madhe për Barcelonën, për shkak të pakënaqësisë së tij me sjelljen e disa mbrojtësve të Real Madridit, përfshirë Pepe.

“Në të kaluarën, përkrahesha më shumë me Barcelonën, sepse isha kundër sjelljeve të Pepe dhe disa mbrojtësve të tjerë të Madridit”, ka shpjeguar ai.

Klopp: Barcelona është më e mirë për momentin

Megjithatë, trajneri gjerman thotë se sot e mbështet skuadrën që luan futboll më të mirë, ndërsa aktualisht mendon se Barcelona është në një nivel më të lartë.

“Sot përkrah ekipin që luan më mirë. Dhe, duke parë situatën aktuale, me shumë gjasë bëhet fjalë për Barcelonën”, ka përfunduar Klopp.

Barcelona e Hansi Flickut synon ta vazhdojë serinë prej nëntë fitoreve radhazi në La Liga, ndërsa Real Madridi vjen në këtë duel pas katër fitoreve radhazi në të gjitha garat.

Klopp pritet ta ndjekë me interes edhe paraqitjen e Karim Adeyemit, i cili ka spikatur në pjesën e parë të sezonit. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.