Një klip me tensione dhe përplasje mes Edita Abazit dhe Likit është publikuar në Prime-in e radhës të Big Brother VIP Kosova 5.
Në pamjet e transmetuara u shfaqën disa momente të tensionuara mes dy banoreve, ku nuk munguan as debatet e as lotët.
Edita u pa duke qarë pas komenteve të Likit lidhur me djalin e saj.
– YouTube www.youtube.com
Kjo e fundit e akuzoi grimeren se po e përdor të birin për t’u viktimizuar brenda shtëpisë.
Përveç kësaj, Liki hodhi edhe akuza të rënda ndaj Editës, duke pretenduar se ajo përdor substanca narkotike.
– YouTube www.youtube.com
Të dyja patën mundësinë të flisnin për këto përplasje gjatë Prime-it, në përpjekje për të sqaruar situatën dhe deklaratat e bëra ndaj njëra-tjetrës.
Megjithatë, diskutimi nuk solli pajtim mes tyre, pasi Edita dhe Liki nuk u pajtuan me mënyrën se si secila i kishte interpretuar dhe paraqitur ngjarjet.
– YouTube www.youtube.com
Përplasja mes tyre u bë një nga momentet e tensionuara të këtij spektakli, duke rikthyer në vëmendje raportin mes dy banoreve. /Telegrafi/

