Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, në deklaratën e sotme për mediat, njoftoi opinionin në lidhje me serinë e vaksinës BCG se ato janë seria nr. 6831 nga 22.12.2022 dhe seria nr. 807-1 nga 11.12.2023, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ai tha se të dyja seritë janë përdorur plotësisht deri në verën e këtij viti.
“Në vendin tonë, nuk ka efekte anësore të dokumentuara që lidhen me përdorimin e këtyre serive. Ministria, së bashku me institucionet kompetente, po kryen analiza shtesë, dhe publiku do të informohet për rezultatet e tyre në kohën e duhur.
Ministria e Shëndetësisë do të sigurojë vazhdimin e pandërprerë të vaksinimit me vaksinën BCG, në bashkëpunim me UNICEF-in. U bëjmë thirrje prindërve të vazhdojnë vaksinimin e rregullt të fëmijëve sipas Kalendarit të Imunizimit. Vaksinimi mbetet mbrojtja më e besueshme për shëndetin e fëmijëve tanë”, theksoi Ministri Klekovski./Telegrafi/