“Nuk ka pasur në asnjë moment fshehje të informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë për situatën në Gostivar”, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.
“Unë isha i pari që të shtunën informova se rastet e para janë regjistruar më 13 korrik. Ministria e Shëndetësisë dhe unë do të vazhdojmë t’i publikojmë të dhënat në mënyrë transparente, sepse nuk kemi çfarë të fshehim”, tha Klekovski në konferencën e sotme për media në Qeveri.
Informacioni i parë zyrtar për situatën në Gostivar ka arritur në Ministrinë e Shëndetësisë të premten në orën 13:00.
Sipas tij, deri tani janë regjistruar rreth 3.100 kontakte shëndetësore nga Qendra Shëndetësore, Spitali i Përgjithshëm, thirrjet telefonike dhe ndërhyrjet e ndihmës së shpejtë.
Kontrolli i parë mjekësor është kryer më 14 korrik, ndërsa më 19 korrik për herë të parë është vërejtur ulje e numrit të pranimeve.
Klekovski njoftoi se sot do të mblidhet edhe Komisioni për Sëmundje Infektive, i cili do të dalë me rekomandime përkatëse.
