KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Klekovski: Analizat e ujit të pijshëm në Gostivar do të publikohet deri më 20 gusht

Klekovski: Analizat e ujit të pijshëm në Gostivar do të publikohet deri më 20 gusht

Më shumë detaje rreth epidemisë me ujin e kontaminuar në Gostivar do të dihen deri më 20 gusht, kur Ministria e Shëndetësisë do të publikojë analizën, njoftoi ministri Sasho Klekovski.

“Po dalim nga faza akute dhe tashmë po hyjmë në një periudhë normale. Numri i pacientëve të regjistruar rishtazi ditët e fundit ka qenë midis 40 dhe 80, që është brenda numrave të zakonshëm të gushtit”, tha Klekovski në “Kanal 5”.

Ai theksoi se epidemia nuk do të përfundojë zyrtarisht derisa të përjashtohet mundësia që rastet e reja të lidhen me ujin e pijshëm, duke shtuar se ekipi i ekspertëve po punon për një analizë të detajuar.

“Kronologjinë do ta ndajmë me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Qendrën për Menaxhimin e Krizave, dhe më pas do ta publikojmë”, tha Klekovski.

Duke iu referuar kritikave nga opozita, Ministri tha se është gati të japë një deklaratë para Prokurorisë Publike nëse, siç tha ai, “përcaktohet se çfarë krimi kam kryer”./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.