KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kishës Ortodokse Autoqefale në Gjakovë i pengohet aktiviteti – çka thotë At Nikolla Xhufka?

Kishës Ortodokse Autoqefale në Gjakovë i pengohet aktiviteti – çka thotë At Nikolla Xhufka?

Në Gjakovë pretendohet se u vonua lutja fetare e Kishës Ortodokse Autoqefale e Kosovës, pasi dyshohet se Policia e Kosovës e pengoi këtë aktivitet.

Sipas njoftimit, At Nikolla Xhufka u mor në pyetje në stacionin policor në Gjakovë, ndërsa aktiviteti u mbajt një orë më vonë dhe pa besimtarë, transmeton Klankosova.tv.

Për këtë çështje, në emisionin “Kosova Today”, At Nikolla Xhufka deklaroi se besimtarët respektuan ligjin në Gjakovë.

“Kërkesa jonë ka qenë, është dhe do të jetë që ne kemi të drejtën si besimtarë ortodoksë shqiptarë, të kemi dhe ne objektet tona të lutjes. Dhe në kuadër të kësaj kërkese, një besimtar nga Gjakova, kishte marrë me qira një ambient, dhe ne do ta bekonim që aty të bëheshin lutje përkohësisht. Por një ditë përpara kësaj, ne nuk e kemi bërë publike, kemi qenë në Deçan, dhe jemi ndaluar nga KFOR-i, dhe murgjit e Manastirit të Deçanit janë ankuar te KFOR-i që Kryepeshkopi i Kosovës po vjen me njerëz për të zaptuar manastirin. E vërteta ishte që ne kaluam për veten tonë, rruga është e Republikës së Kosovës”, u shpreh ai në Klan Kosova.

Ai shtoi se policia ka bërë punën e saj, dhe që sipas tij, ka vërtetuar që aktiviteti s’kishte të bënte me provokim.

“Kurse për çështjen e ceremonisë na është bërë një e padrejtë e madhe”, shtoi ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.