KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Kishat zvicerane miratojnë udhëzime etike për përdorimin e inteligjencës artificiale

Kishat zvicerane miratojnë udhëzime etike për përdorimin e inteligjencës artificiale

Pesë kisha dhe organizata të krishtera në Zvicër kanë miratuar dhjetë parime etike për përdorimin e inteligjencës artificiale (IA), duke theksuar se zhvillimi teknologjik duhet të jetë në shërbim të mirëqenies së njerëzve dhe të së mirës së përbashkët.

Udhëzimet, të publikuara nën titullin “Njerëzimi në epokën digjitale”, synojnë të ndihmojnë institucionet fetare dhe organizatat që të përballen me sfidat e përdorimit të IA-së. Ato vënë theksin te transparenca, verifikimi i informacionit dhe sigurimi që të gjithë njerëzit të mund të përfitojnë nga përparimi teknologjik, shkruan Nzz.ch.

Nismës i janë bashkuar Kisha Ungjillore e Reformuar e Zvicrës, Konferenca e Ipeshkvijve të Zvicrës, Freikirchen.ch, Kisha Katolike e Vjetër e Zvicrës dhe Aleanca Ungjillore Zvicerane.

“Përparimi teknologjik është i mirë vetëm nëse u shërben të gjithëve”, deklaroi Frank Bangerter, ipeshkëv i Kishës Katolike të Vjetër të Zvicrës, transmeton Telegrafi.

Ai theksoi rëndësinë e vëmendjes së veçantë ndaj personave që rrezikojnë të mbeten pas si pasojë e zhvillimeve teknologjike.

Ndërkohë, edhe Papa Leoni XIV ka bërë thirrje për vendosjen e rregullave të rrepta ndërkombëtare për përdorimin e inteligjencës artificiale. Ai ka paralajmëruar për rreziqet që kjo teknologji mund të paraqesë për bashkëjetesën njerëzore, por njëkohësisht ka theksuar edhe mundësitë që ajo ofron./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.