KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Kisha siklet”, Vesa Vllasaliu tregon se çka ndodhi në takimin e parë me familjen e Mirlindit

“Kisha siklet”, Vesa Vllasaliu tregon se çka ndodhi në takimin e parë me familjen e Mirlindit

Pas një kohe të gjatë larg ekraneve dhe intervistave, Vesa Vllasaliu, rikthehet në një bisedë pa filtra dhe më e sinqertë se kurrë.

E ftuar në emisionin “Prive by Liberta Spahiu”, ajo vendosi t’i japë fund çdo spekulimi mbi jetën e saj personale, duke folur hapur për gjithçka që ka ndodhur kohët e fundit.

Fokusi i bisedës ishte padyshim romanca e saj, një kapitull i ri dashurie që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Foto: YouTube

Vesa rrëfeu momentet e para me Mirlind Dakun, duke ndarë detaje që tregojnë se si ai ia fitoi zemrën.

Ajo zbuloi gjithashtu takimet me familjen e partnerit dhe vizitën e Mirlindit në Zvicër për t’u njohur me prindërit e saj, një episod kyç që shënoi fillimin e një kapitulli të veçantë në jetën e çiftit.

Por surpriza më e madhe erdhi kur Vesa ndau lajmin më të gëzuar: prej dy muajsh, ajo gëzon epitetin e nënës.

Ish-banorja e Big Brother zbuloi detaje mbi planet për dasmë dhe për një kapitull të ri të jetës së saj bashkë me Mirlindin. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.