Televizioni shtetëror kinez ka konfirmuar pezullimin e transmetimit të ndeshjeve të La Ligës pas deklaratave kontroverse të Kylian Mbappes dhe ka refuzuar shpjegimet e Real Madridit.
Sipas autoriteteve kineze, fjalët e sulmuesit francez e kanë kaluar kufirin e lirisë së shprehjes, ndërsa klubi madrilen nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë për veprimet e lojtarit të tij.
Polemika nisi pasi Mbappe përmendi si memen e tij të preferuar një montazh ku fytyra e tij ishte vendosur mbi atë të një diktatori kinez.
Ngjarja solli ndërprerjen e marrëveshjeve të tij me tri kompani kineze, si dhe2 kufizime për përmbajtjet e tij në platformat digjitale./Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

