KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kimmich del në mbrojtje të Musialas: Klubi nuk është më i madh se njeriu!

Kimmich del në mbrojtje të Musialas: Klubi nuk është më i madh se njeriu!

Joshua Kimmich ka reaguar fuqishëm lidhur me situatën e Jamal Musialas te Bayern Munich, duke kritikuar mënyrën se si çështja e futbollistit gjerman po trajtohet dhe komunikohet publikisht.

Mesfushori i Bayernit ka shprehur mirëkuptim për situatën e vështirë të klubit, por ka theksuar se një lojtar nuk duhet të bëhet përgjegjës për gjithçka, sidomos pas një periudhe të karakterizuar nga dëmtimet dhe problemet shëndetësore, shkruan Indeksonline

Kimmich rikujtoi se Musiala ishte një nga futbollistët më të rëndësishëm të Gjermanisë në Kampionatin Evropian, ndërsa më pas kishte vazhduar kontratën me Bayernin dhe kishte marrë fanellën me numrin 10, si në klub ashtu edhe në përfaqësuese.

“E kuptoj që kjo nuk është një situatë e lehtë as për klubin. Por ajo që nuk e kuptoj është mënyra se si kjo çështje po komunikohet publikisht. Nuk duhet të ndodhë kurrë që një lojtar të mbajë mbi supe gjithë barrën e situatës.

Joshua Kimmich's full statement on Jamal Musiala:

"Generally speaking, you have to look at the situation from different perspectives. I have absolute understanding for the fact that this is not an easy situation for a club either. Of course, I've witnessed Jamal's journey over… pic.twitter.com/pdLtaI2Jwc

— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) November 25, 2026

“Sigurisht, klubi vjen i pari dhe është më i madh se ne si futbollistë, por nuk është më i madh se njeriu. Kjo është absolutisht e papranueshme. Kjo nuk është mënyra e Bayernit”, deklaroi Kimmich.

Ai shtoi se çështje të tilla duhet të diskutohen brenda klubit, në komunikim të drejtpërdrejtë me futbollistin dhe përfaqësuesit e tij, e jo përmes deklaratave publike.

Kimmich foli edhe për kontaktin e përditshëm me Musialan, duke theksuar profesionalizmin dhe përkushtimin e tij në stërvitje.

“E shoh çdo ditë dhe e di sa shumë punon. Nuk është se ka probleme për shkak të mungesës së profesionalizmit. Përkundrazi, ai është këtu çdo ditë, dëshiron të japë maksimumin dhe punon jashtëzakonisht shumë. Mendoj se ai e shijon vërtet të qenit pjesë e ekipit tonë”.

Në fund, Kimmich dërgoi një mesazh të qartë mbështetjeje për bashkëlojtarin e tij, duke theksuar se Musiala e ka përkrahjen e plotë të skuadrës dhe drejtuesve të klubit./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.