Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ka ndërhyrë në drejtësi kur foli në emër të kryeprokurorit të shtetit.
Kica-Xhelili e vlerësoi si ndërhyrje dhe legjitimim të qasjes autoritare, gjuhën e Kurtit në Kuvend për Blerim Isufajn, i cili synon të jetë kryeprokuror i shtetit.
“Me gjuhën e kryeministrit, të dalësh në foltore të tempullit të demokracisë dhe ta kesh një lehtësi të thuash që të përzgjedhësh kryeprokurorin duhet bekimi im…Momenti kur ia njeh vetes si pushtetar, kur i ke të gjithë mekanizmat në dorë dhe supozon që duhet bekimi yt për të emëruar një akter në prokurori, është legjitimim i një qasjeje autoritare”, deklaroi Kica-Xhelili në KTV.