KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KFOR trajnon ushtarët hungarezë për përballimin e sulmeve me mjete ndezëse

KFOR trajnon ushtarët hungarezë për përballimin e sulmeve me mjete ndezëse

Ushtarët e kompanisë hungareze në kuadër të misionit të KFOR-it kanë zhvilluar ushtrime për përballimin e kërcënimeve me mjete ndezëse të improvizuara, përfshirë koktej molotovi.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë trajnimit janë demonstruar procedurat për tejkalimin e frikës nga flakët, si dhe përdorimi i duhur i mburojave për mbrojtjen nga lëndimet e shkaktuara nga lëngjet e djegshme dhe mjetet shpërthyese.

KFOR-i bën të ditur se përmes këtij trajnimi ushtarët kanë avancuar aftësitë për t’iu përgjigjur kërcënimeve të tilla, si individualisht, ashtu edhe në kuadër të njësive.

Sipas misionit, këto ushtrime synojnë të ruajnë gatishmërinë dhe aftësinë e trupave për t’u përballur me skenarë të ndryshëm të sigurisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.