KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

KFOR-i dhuron pajisje të reja për Zjarrfikësit e Kaçanikut

KFOR-i dhuron pajisje të reja për Zjarrfikësit e Kaçanikut

Zjarrfikësit e Kaçanikut janë pajisur me pajisje të reja të dhuruara nga KFOR-i, në kuadër të bashkëpunimit dhe mbështetjes së vazhdueshme për institucionet lokale.

Sipas njoftimit të Komunës së Kaçanikut, pajisjet iu dorëzuan Shërbimit të Zjarrfikësve me qëllim të forcimit të kapaciteteve të tyre dhe rritjes së sigurisë për qytetarët.

Në ceremoninë e dorëzimit ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhelal Dema, i cili shprehu mirënjohje për KFOR-in për mbështetjen e ofruar.

Dema falënderoi KFOR-in për “besimin, përkrahjen dhe gatishmërinë për të qenë pranë Komunës së Kaçanikut dhe qytetarëve të saj”.

Komuna vlerësoi se kjo përkrahje kontribuon drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të punës dhe forcimin e kapaciteteve të Zjarrfikësve të Kaçanikut.

Sipas saj, pajisjet e reja pritet të ndikojnë edhe në rritjen e gatishmërisë për reagim në raste emergjente dhe në mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.