KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Këto janë të gjitha vendimet e Qeverisë në mbledhjen e sotme

Këto janë të gjitha vendimet e Qeverisë në mbledhjen e sotme

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e shtatë, në të cilën ka miratuar disa projektligje dhe vendime të tjera.

Në këtë mbledhje, ekzekutivi miratoi projektligjet për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë, si dhe Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore.

Sipas njoftimit, Inspektorati Qendror i Trashëgimisë Kulturore do të ketë përgjegjësi për mbrojtjen e monumenteve dhe pasurive kulturore, duke përfshirë ndërhyrjen ndaj punimeve të paautorizuara dhe masat kundër dëmtimit të trashëgimisë.

Qeveria ka ndarë gjithashtu një milion e 852 mijë e 350 euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar, si dhe ka miratuar subvencionimin e renovimit të shtëpive për pjesëtarët e komuniteteve pakicë në komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit.

Në mesin e vendimeve të tjera është edhe miratimi i kërkesave për autorizimin e ministrit përkatës për nënshkrimin e marrëveshjeve për sigurime sociale me Austrinë dhe Turqinë.

Po ashtu, është miratuar themelimi i Grupit Punues për hartimin dhe koordinimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë. Grupi do të kryesohet nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi edhe Programin për Vlerësimin Ex-Post të Akteve Juridike për vitet 2026–2028, vendime për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare dhe kthimin e 5 mijë e 705 eurove në rastin e ndërmarrjes shoqërore “Komogllava”.

Ndër vendimet e fundit ishte emërimi i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të ndërmarrjes publike “Kompania për Menaxhimin e Deponive” SHA, me Mirjeta Hetën në krye, si dhe Halit Kadriun, Azemine Demiri-Gazidedën dhe Lirie Rrahimi-Ademin si anëtarë.

Qeveria ka miratuar edhe kërkesën për shitjen e automjeteve zyrtare të papërdorshme të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.