Karateisti kosovar, Islam Selmani ndihet i lumtur që ka arritur të fitojë medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’, pasi arriti të mposht garues të fortë.
Islam Selmani ka shkruar historinë pas një paraqitje të shkëlqyeshme në Taranto në kategorinë deri në 60 kilogramë, duke mposhtur grekun Christos Xenos dhe duke fituar medaljen e artë.
Ky triumf në finale, i cili ia solli Kosovës medaljen e dytë të artë në Lojërat Mesdhetare dhe të shtatën në përgjithësi në të gjitha sportet, dhe kjo e ka bërë të lumtur karateistin Selmani.
“Tani po ndihem shumë mirë, pasi arrita me u bë kampion duke marrë parasysh se kam qenë i lënduar, por e kam pritur deri diku”, ka thënë fillimisht Selmani pasi fitoi medaljen e artë.
“Ishte e vështirë duke marrë parasysh se janë garues të nivelit të lartë, të gjithë këta që kanë qenë të paraqitur, kanë qenë në top 30 të botës. E kam mposht me rezultat të thëllë në gjysmëfinale grekun, i cili është medalist olimpik dhe kampion bote”.
“Këtë sukses ia dedikoj gjithë Kosovës”, përfundoi karateisti kosovar në prononcimin e tij për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës. /Telegrafi/
