Këshilli Kombëtar i Parlamentit të Zvicrës ka votuar të premten për rritjen e numrit të të dielave gjatë të cilave dyqanet mund të qëndrojnë të hapura.
Me 97 vota për dhe 95 kundër, Këshilli Kombëtar ka mbështetur propozimin që kantonet të kenë mundësi të autorizojnë deri në 12 të diela të blerjeve në vit.
Aktualisht, dyqanet mund të lejohen të qëndrojnë të hapura vetëm katër të diela në vit.
Shumica e ngushtë e Këshillit Kombëtar vlerësoi se ekziston një nevojë shoqërore për të mundësuar blerjet edhe të dielave.
Megjithatë, vendimi nuk është përfundimtar. Çështja pritet të rikthehet në Dhomën e Kantoneve, e cila së fundmi ka votuar me shumicë të ngushtë kundër rritjes së numrit të të dielave me dyqane të hapura, shkruan SRF./Telegrafi/