KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Këshilla nga AMK për kontrollimin e cilësisë së arit para se të blihet

Këshilla nga AMK për kontrollimin e cilësisë së arit para se të blihet

Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK) iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kontrollojnë cilësinë e arit para blerjes.

Përmes një postimi në Facebook, kjo agjenci, që funksionon në kuadër të MINTI-t, ka thënë se gjithmonë blerësit duhet të kërkojnë garancinë dhe dokumentacionin.

“AMK u bën thirrje qytetarëve që, gjatë blerjes së produkteve prej ari dhe argjendi, të kërkojnë garancinë dhe dokumentacionin përkatës nga shitësi. Verifikimi dhe vulosja e produkteve, së bashku me informimin e konsumatorëve, janë të rëndësishme për rritjen e besimit në treg dhe për mbrojtjen nga deklarimet e pasakta për pastërtinë e metaleve të çmuara”.

AMK tha se rëndësia e këtij shërbimi pasqyrohet edhe në kërkesat e operatorëve ekonomikë.

“Vetëm gjatë vitit 2025, në laboratorin e AMK-së janë pranuar 470 kërkesa për verifikimin e metaleve të çmuara”, u tha në njoftimin e MINTI-it. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.