KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që grabiti rreth 8 mijë euro në Gjakovë

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që grabiti rreth 8 mijë euro në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi me inicialet Ç.Zh., i dyshuar për grabitjen e rreth 8 mijë eurove në një biznes në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndaj të dyshuarit, përmes Departamentit për Krime të Rënda, është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, ndërsa në Gjykatën Themelore në Gjakovë është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Sipas kërkesës së prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 10 tetor 2026, rreth orës 15:00, në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë, në një biznes të identifikuar si “R.M.T.”, i dyshuari, i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës, ka grabitur rreth 8 mijë euro.

Ai dyshohet se fillimisht ka kërcënuar punonjësen e biznesit dhe më pas ka marrë paratë nga dollapi ku mbaheshin ato.

Prokuroria ka bërë të ditur se i dyshuari kishte qenë në arrati, ndërsa është arrestuar më 15 tetor 2026.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria dyshon se me këto veprime, Ç.Zh. ka kryer veprën penale “Grabitja”, nga neni 317, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.