KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave të dyshuar për dhunim në Kaçanik

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave të dyshuar për dhunim në Kaçanik

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj dy personave, B.G. dhe E.L., të dyshuar për veprën penale “Dhunimi”.

Sipas Prokurorisë, dy të pandehurit dyshohet se më 21 shtator 2026, në fshatin Begracë të Komunës së Kaçanikut, në një zonë malore-park, kanë kryer veprime seksuale ndaj dy të miturave.

Për këtë arsye, ndaj tyre rëndon dyshimi për veprën penale “Dhunimi”, sipas nenit 227 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria ka bërë të ditur se të pandehurit që nga 22 shtatori 2026 ndodhen nën masën e ndalimit me vendim të Prokurorit të Shtetit.

Kërkesa për caktimin e paraburgimit tashmë i është dërguar Gjykatës Themelore në Ferizaj. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.