KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kërkohet nga PSG-ja, Barcelona vendos për të ardhmen e Ferran Torres

Kërkohet nga PSG-ja, Barcelona vendos për të ardhmen e Ferran Torres

Barcelona nuk ka ndërmend të lejojë largimin e Ferran Torres gjatë afatit kalimtar veror, pavarësisht interesimit të raportuar nga PSG.

Sipas raportimeve nga Spanja, kampioni francez po e monitoron sulmuesin spanjoll si një zëvendësues të mundshëm të Bradley Barcolas, e ardhmja e të cilit në Paris mbetet e paqartë. Gjithashtu, trajneri i PSG-së, Luis Enrique, raportohet se është një admirues i madh i Torresit.

Megjithatë, Barcelona e ka bërë të qartë brenda klubit se lojtari nuk është në shitje. Trajneri Hansi Flick e konsideron Ferran Torresin një pjesë të rëndësishme të planeve të tij për sezonin e ardhshëm dhe nuk po mendon për largimin e tij.

Po ashtu, raportohet se lojtari ende nuk është informuar zyrtarisht për ndonjë lëvizje nga PSG, ndërsa drejtuesit e Barcelonës janë të fokusuar në rinovimin e kontratës së tij. Marrëveshja aktuale e Torresit me klubin katalunas skadon në vitin 2027.

Ferran Torres iu bashkua Barcelonës në sezonin 2021/22 për rreth 55 milionë euro dhe me kalimin e viteve është shndërruar në një element të rëndësishëm të skuadrës. Sezonin e kaluar ai realizoi 16 gola dhe regjistroi dy asistime në 33 paraqitje në La Liga, duke qenë titullar në 23 prej tyre.

Aktualisht, 26-vjeçari ndodhet me kombëtaren e Spanjës në Kupën e Botës, ku po vazhdon të tregojë formë të mirë dhe fleksibilitet në repartin ofensiv, cilësi që e bëjnë një lojtar të rëndësishëm si për klubin, ashtu edhe për përfaqësuesen./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.