Keri Russell ka zbuluar se i kishte thënë partnerit të saj, Matthew Rhys, se nuk kishte pse ta falënderonte gjatë fjalimeve të tij në ceremoninë e çmimeve Emmy 2026.
Aktorja tregoi se Rhys ishte nën presion të madh para ceremonisë, ndaj ajo dëshironte t’ia lehtësonte situatën.
Rhys, 51 vjeç, fitoi dy çmime në ceremoninë e mbajtur më 14 shtator në Los Angeles, për rolet e tij në serialet Widow’s Bay dhe The Beast in Me, shkruan DailyMail.
Russell, 50 vjeç, rrëfeu në podcastin Dear Chelsea se të dy ishin nervozë, pasi nuk janë mësuar të jenë shpesh pjesë e kësaj bote.
Ajo tregoi se e kishte pyetur partnerin se çfarë e shqetësonte më shumë dhe, kur ai i tha se duhej të fliste në skenë, Russell e siguroi se nuk kishte nevojë ta përmendte.
Sipas saj, Rhys e di se ajo e do dhe se marrëdhënia e tyre nuk varet nga fjalimet publike.
Aktorja shtoi se njerëzit reagojnë në mënyrë të tepruar kur dikush nuk falënderon partnerin gjatë një fjalimi, duke e cilësuar këtë debat të panevojshëm.
Ajo theksoi se secili duhet të jetë i lirë të falënderojë kë të dëshirojë gjatë atyre pak sekondave në skenë.
Russell shpjegoi gjithashtu se ajo dhe Rhys kanë rënë dakord që lidhjen e tyre ta mbajnë larg ceremonive dhe fjalimeve publike, duke i konsideruar këto çështje private.
Tema mbetet e ndjeshme për aktorin, i cili edhe pas fitores së tij në Emmy në vitin 2018 për serialin The Americans, e kishte pasur të vështirë të përballej me kolegët që nuk i kishte përmendur në fjalimin e tij. /Telegrafi/