KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Kërcënime për bomba në disa fluturime në Evropë, alarmohen aeroportet

Kërcënime për bomba në disa fluturime në Evropë, alarmohen aeroportet

Të paktën shtatë fluturime dhe një anije turistike me destinacion Izraelin janë kërcënuar me bomba në disa vende evropiane, duke shkaktuar kontrolle emergjente dhe ndërprerje të përkohshme të operacioneve në aeroporte.

Incidentet përfshinë fluturime të kompanive Ryanair, Wizz Air, Scandinavian Airlines dhe LOT. Në Poloni, një aeroport pranë Varshavës u mbyll përkohësisht, ndërsa në Itali avionë luftarakë shoqëruan një fluturim të Ryanair drejt Romës.

Të gjitha avionët u ulën në mënyrë të sigurt dhe kontrollet nuk zbuluan mjete shpërthyese. Edhe anija turistike Crown Iris, e evakuuar pranë ishullit grek Syros pas një kërcënimi, nuk rezultoi të kishte pajisje shpërthyese.

Deri më tani, asnjë person apo organizatë nuk ka marrë përgjegjësinë për kërcënimet. Autoritetet nuk kanë përcaktuar nëse incidentet janë të koordinuara, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Ekspertët e sigurisë së aviacionit vlerësojnë se numri i pazakontë i kërcënimeve brenda një dite mund të synojë krijimin e kaosit dhe pengimin e transportit ajror në Evropë./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.