KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kërçeli kritikon Ramën për protestën e 1 shtatorit: Mos e përdorni Prishtinën për beteja politike

Kërçeli kritikon Ramën për protestën e 1 shtatorit: Mos e përdorni Prishtinën për beteja politike

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, lidhur me protestën e paralajmëruar për 1 shtator.

Kërçeli ka thënë se protesta, e cila përkon me ditën e fillimit të procesit mësimor, mund të ndikojë edhe më shumë në rëndimin e komunikacionit në kryeqytet.

Sipas tij, Rama po tenton ta arsyetojë bllokimin e komunikacionit me protestën që pritet të mbahet.

“Përparim, qytetarët e kryeqytetit nuk e meritojnë këtë që po e përjetojnë përditë nga qeverisja juaj”, ka shkruar Kërçeli.

Deputeti i LVV-së ka deklaruar se qytetarët e Prishtinës nuk e kanë votuar Ramën për të zhvilluar agjenda kundër Qeverisë qendrore, por për të qeverisur me kryeqytetin dhe për të zgjidhur problemet e qytetarëve.

“Mos e përdorni Prishtinën për beteja politike. Kryeqyteti ka nevojë për punë, jo për arsyetime”, ka theksuar Kërçeli. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.