KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Këngëtarja sllovene Senidah komenton mbi thashethemet e çuditshme se ishte burrë

Këngëtarja sllovene Senidah komenton mbi thashethemet e çuditshme se ishte burrë

Senidah ishte e ftuar në podcast-in “Nema labavo by IN Magazin”, ku foli hapur për thashethemet dhe spekulimet që e kanë shoqëruar gjatë viteve të karrierës së saj.

Një nga temat që u diskutua ishte teoria e çuditshme që qarkullon prej kohësh në rrjetet sociale, sipas së cilës ajo dikur ka qenë mashkull.

Duke reaguar ndaj këtyre pretendimeve, artistja sllovene u shpreh me humor dhe ironi, duke thënë se këto histori “nuk kanë lidhje me logjikën”.

Ajo tregoi se shpesh has njerëz që pretendojnë se “e dinë të vërtetën” për të, edhe pse këto pretendime nuk bazohen në asnjë fakt. Përmes batutave dhe të qeshurave, këngëtarja tregoi se nuk i merr seriozisht këto komente.

E njëjta shpjegoi gjithashtu se pamja e saj karakteristike, me tipare të forta dhe të theksuara të fytyrës, nuk është rezultat i ndonjë ndërhyrjeje estetike apo i ndonjë historie të fshehtë nga e kaluara.

Sipas saj, këto veçori janë trashëguar nga gjyshja e saj, e cila ka pasur tipare të ngjashme fizike.

Këngëtarja theksoi se gjithmonë e ka pëlqyer pamjen e saj androgjene, të fuqishme dhe paksa më të ashpër se standardet tradicionale të bukurisë.

Pikërisht kjo pamje e veçantë është bërë një nga shenjat dalluese të identitetit të saj artistik dhe publik. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.