KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Kendall Jenner i futet aktrimit, debuton në filmin e shkurtër italian La Passeggiata

Kendall Jenner i futet aktrimit, debuton në filmin e shkurtër italian La Passeggiata

Kendall Jenner është bërë anëtarja më e fundit e familjes Kardashian që po eksploron aktrimin.

Modelja 30-vjeçare ka debutuar në filmin e shkurtër La Passeggiata, ku shfaqet në stilin e një ylli të kinemasë italiane të viteve të 60-ta.

Filmi, i realizuar për numrin e shtatorit të revistës së filmave A Rabbit’s Foot, është shkruar dhe drejtuar nga drejtoresha kreative e revistës, Fatima Khan, shkruan DailyMail.

Ai është frymëzuar nga rituali italian i La Passeggiata, shëtitja e mbrëmjes së hershme, por historia është zhvendosur në Los Angeles, ku jeton Jenner.

Në film, Kendall luan rolin e një aktoreje që shfaqet në një funeral, ecën në rrugë dhe në një atelie mode.

Vepra trajton temën e të qenit i parë dhe i kuptuar, duke u mbështetur në stilin vizual të kinemasë italiane të viteve 1960.

Khan ka shpjeguar se zgjodhi të luante me faktin që Jenner ka kaluar pothuajse dy dekada si një nga gratë më të fotografuara në botë. Filmi përfundon me Jenner duke thënë: “Sepse lëvizja lë hapësirë për mister”.

Në intervistën shoqëruese, Jenner foli edhe për famën dhe jetën private. “Të famshmit sot ndihen konstantë. Ka shumë pak hapësirë midis asaj që është publike dhe asaj që është personale. Ky është ndryshimi midis të qenit i shikuar dhe të qenit vërtet i kuptuar”.

Ajo shtoi se të qenit i njohur nuk do të thotë domosdoshmërisht që njerëzit e dinë se kush je në të vërtetë, ndërsa tregoi edhe pasionin e saj për kinemanë që nga fëmijëria.

Debutimi vjen në një periudhë kur Jenner ndodhet në Venecia për Festivalin e Filmit dhe është në një lidhje me aktorin australian Jacob Elordi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.