TË FUNDIT

    Qeveria prezanton “Top 5 ngjarjet e javës”, s’i përmend zhvillimet në veri

    August 2, 2022

    Mërgimtarët ankohen në burokraci, ministrat e Kurtit fajësojnë qeveritë e kaluara

    August 2, 2022

    Blerim Vela i presidencës ngacmon Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikut, i quan politikanë të rinj

    August 2, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Këmisha e duksa, Kuran e verëra: Këto janë krejt dhurata që mori Kurti prej se erdhi në pushtet (Dokument)
    Lajme

    Këmisha e duksa, Kuran e verëra: Këto janë krejt dhurata që mori Kurti prej se erdhi në pushtet (Dokument)

    By B.SJune 14, 2022
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kravatë, orë muri, pjatë dekoruese, verëra e raki, këmisha e duksa, janë veç disa prej plot dhuratave që pranojnë udhëheqësit e shtetit. Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akoma nuk ka pranuar ndonjë dhuratë që kushton mbi 30 mijë euro, si ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përgjatë kësaj kohe sa është kryeministër ka pranuar mbi 80 dhurata nga përfaqësues të shteteve të huaja, nga zyrtarë e qytetarë të Kosovës.

    Nacionale ka siguruar me anë të kërkesës për qasje në dokumente publike regjistrin ose katalogun e të gjitha dhuratave që ka pranuar kryeministri i Kosovës.

    Në këto dokumente, shumica e dhuratave janë bërë gjatë festave të fundvitit dhe prej vizitorëve të ndryshëm që i ka pasur Kurti.

    Për shumë prej dhuratave të pranuara, nuk tregohet fare nëse janë dhurata protokollare apo dhurata çasti.

    Po ashtu, asnjë nga këto dhurata nuk e ka të shënuar vlerën se sa mund të kushtojë, anipse aty duhet të specifikohet nëse ka vlerë apo jo.

    Kryeministri Kurti ka pranuar diku mbi 10 kravata të llojeve të ndryshme në të cilat nuk specifikohet marka që e ka prodhuar.

    Ndërkaq në listën e dhuratave të Kurtit dominojnë edhe pjatat dekoruese, e që janë mbi 10 sosh.

    Kurti ka pranuar syze dielli të markës së njohur Ray Ban nga një qytetar me emrin Hajdin Zeka, që po ashtu nuk është e specifikuar se çfarë dhurate është, protokollare apo e rastit.

    Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa, në regjistrin e dhuratave, shihet se ia ka dhuruar Kurtit gjashtë verëra të ndryshme përnjëherë.

    Kurti për vizitë kishte edhe ministrin e çështjeve fetare të Arabisë Saudite, i cili i dhuroi librin e shenjtë, Kuranin.

    Më tej, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, një pikurë që i ishte bërë dhuratë në Turqi, e ka dorëzuar në Zyrën e Kryeministrit.

    Ndërsa Ambasada e Turqisë i ka dhuruar Kurtit dy llokuma (nuk dihet nëse janë me arra).

    E, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e festave të fundvitit, Kurtit i kishte bërë dhuratë një ajvar Krusha dhe umel chocolate.

    Në anën tjetër, Ambsada Amerikane është treguar më dorëlirë me dhurata. Kurti nga ta ka pranuar një Don Perignon, Blue Label Whisky, manshetë dekorim, dy gota për verë dhe çokollatë.

    Një qytetar me emrin Shefki Ali Amerllahu – por edhe të tjerë – i kanë dhuruar Kurtit dy këmisha, njëra me ngjyrë të bardhë dhe një tjetër me ngjyrë të kaltër, teksa dikush tjetër, i ka bërë dhuratë dy duksa të ndryshëm dhe një tjetër katër kravata të ndryshme.

    Edhe kryeimistri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë Samitit të Tiranës i ka dhuruar Kurtit dekor dhe ushqim.

    Në mesin e dhuratave Kurti ka pranuar edhe libra e stilolapsë të ndryshëm prej zyrtarve të huaj, e punime dururi e elemente të tjera. Por, numri i librave është shumë i vogël krahasuar me numrin e madh të dhuratave tjera, çka bën kontrast me atë që paraqet kryeministri.

    Përveç Kurtit, Nacionale do t’ju prezantojë edhe me dhuratat që ka pranuar zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi.

    Në anën tjetër, kujtojmë që Kurti aktualisht banon në një shtëpi të madhe të cilën ia kanë lëshuar disa simpatizantë në mënyrë vullnetare në lagjen Tasligje, e për të cilën paguan vetëm 250 euro qera në muaj.

    Dhënia dhe pranimi i dhuratave si çdo gjë tjetër është e paraparë me ligj në Kosovë.

    Ligji Nr. 04/L-050 Për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të lartë publikë dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të gjithë personat zyrtarë parasheh qartë se secili zyrtar që pranon dhuratë duhet të lajmërojë eprorin e tij dhe Agjencinë kundër Korrupsion.

    “2. Dhurata protokollare konsiderohen dhuratat e sjella nga përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe të organizatave ndërkombëtare gjatë vizitave dhe rasteve të tjera, dhe dhuratat e sjella në kushte të ngjashme”, thuhet në pikën 2 të Nenit 11.

    “6. Personi zyrtar duhet ta informojë me shkrim eprorin e tij, nëse i është ofruar ose dhënë një dhuratë pa paralajmërim dhe në rrethana specifike. Në rast se personi zyrtar është drejtues institucioni, ai duhet ta informojë Agjencinë”, thuhet në ligj.

    Ndërsa me Nenin 12 pika numër 3, parashihet se personi zyrtar nëse do ta marrë për vete dhuratën, duhen shkresa në Agjencinë kundër Korrupsion. Nacionale

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Qeveria prezanton “Top 5 ngjarjet e javës”, s’i përmend zhvillimet në veri

    August 2, 2022

    Mërgimtarët ankohen në burokraci, ministrat e Kurtit fajësojnë qeveritë e kaluara

    August 2, 2022

    Blerim Vela i presidencës ngacmon Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikut, i quan politikanë të rinj

    August 2, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Qeveria prezanton “Top 5 ngjarjet e javës”, s’i përmend zhvillimet në veri

    By A.JAugust 2, 20220

    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Rama, ka postuar në Facebook “Top 5 ngjarjet e…

    Mërgimtarët ankohen në burokraci, ministrat e Kurtit fajësojnë qeveritë e kaluara

    August 2, 2022

    Blerim Vela i presidencës ngacmon Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikut, i quan politikanë të rinj

    August 2, 2022

    Vuçiqi pranon takimin në fund të gushtit: S’pres asgjë nga Kurti

    August 2, 2022

    TË TJERA

    Momenti kur babai i vajzës 7-vjeçare që humbi jetën ra në gjunjë nga tronditja e madhe

    August 2, 2022

    Flet drejtuesi i skafit që i mori jetën tragjikisht 5-vjeçarit në plazhin e Himarës: Gomonia kishte problem teknik

    August 2, 2022

    Mërgimtarit nga Zvicra i ndodh e papritura në Shëngjin, i vidhen 4000 euro dhe çanta në bagazh

    August 2, 2022

    Pushuesit në Himarë ndjekin drejtuesin e mjetit pasi përplasi për vdekje fëmijën: Kërcënoi edhe familjen e viktimës

    August 2, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Qeveria prezanton “Top 5 ngjarjet e javës”, s’i përmend zhvillimet në veri

    August 2, 2022

    Mërgimtarët ankohen në burokraci, ministrat e Kurtit fajësojnë qeveritë e kaluara

    August 2, 2022

    Blerim Vela i presidencës ngacmon Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikut, i quan politikanë të rinj

    August 2, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.