KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kelmendi: Partitë që mbështetën privatizimin e KEDS-it duhet të përgjigjen para qytetarëve

Kelmendi: Partitë që mbështetën privatizimin e KEDS-it duhet të përgjigjen para qytetarëve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kelmendi, gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës për sektorin e energjetikës, ka kritikuar procesin e privatizimit të shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si është mbrojtur interesi publik në këtë proces.

“Vendimi për privatizimin u mor në vitin 2008. U finalizua në vjeshtën e vitit 2012 dhe hyri në fuqi në pranverën e vitit 2013. Oferta fituese e KEDS-it ishte 26.3 milionë euro. Kur e kemi parasysh se në KEK janë investuar rreth 180 milionë prej pasluftës e deri kur është privatizuar, kjo është privatizuar për vetëm 26.3 milionë euro. Në analizën e atëhershme, Lëvizja Vetëvendosje, ekspertët dhe shoqëria civile ngritën shqetësime për mungesën e të dhënave mbi vlerën e asaj pasurie që vetëm po shitej. Kjo është çështje politike që akoma mbetet e hapur. Si u mbrojt interesi publik kur qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre nuk e dinin as vlerën që po shitej. Partitë që në atë kohë e mbështetën këtë privatizim sot duhet të përgjigjen para qytetarëve”, ka deklaruar Kelmendi.

Ai ka folur edhe për përgjegjësitë e operatorëve privatë në furnizimin me energji elektrike dhe ka kërkuar që akuzat për blerjen e rrymës nga kompani të caktuara të mbështeten me prova dhe dokumente konkrete.

“Për pretendimet që disa herë i kemi dëgjuar për blerje nga EFT-ja, një kompani vërtet shumë e keqe, që me të drejtë Lëvizja Vetëvendosje dhe përfaqësuesit e saj politikë, deputetët e Komitetit Profesional për Energjetikën, e kanë cilësuar si aktorin e mafisë energjetike, gjatë qeverisjes sonë kërkojmë të paraqiten prova kur publiku ka blerë rrymë nga EFT-ja, sepse ne të gjithë e dimë që nuk ka blerje të tilla nga asnjë kompani publike. Kur ka akuza për blerje publike të energjisë nga institucionet publike, kërkohen të publikohen kontratat, shitjet, pagesat e identifikuara e jo të shpërndahet mjegull. Emri i një tregtari në ankandet ndërkufitare nuk provon që energjia është ndalur në Kosovë. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë dallim”, ka thënë Kelmendi.

Në vazhdim të seancës, deputetët kanë në rend dite edhe shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, përkatësisht Ligjin për Specialen./KP

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.