KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kelmendi: Fidan Jupolli nuk frikësohet, as nuk mbetet vetë

Kelmendi: Fidan Jupolli nuk frikësohet, as nuk mbetet vetë

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas sulmeve linçuese ndaj gazetarit Fidan Jupolli.

Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi e cilësoi Jupollin si një nga gazetarët më origjinalë që ka vendi.

Ai tha se gazetari Fidan Jupolli nuk frikësohet dhe nuk mbetet vetëm.

"Fidan Jupolli është ndër gazetarët më origjinalë që i kemi. Është krejt unik në qasje dhe mënyrën se si e bën punën. Për këtë arsye s’ua qet të shtyheni me të. Mos harroni se puna e tij janë fjalët. E kur dikush fjalën e ka punë kurrë mos mendoni se e mundni me fjalë, me sharje dhe aq më pak me kërcënime. Fidani ua kthen shtatëfish! Me fjalë, pa kërcënime! Se Fidani nuk lodhet! As nuk frikësohet!Dhe – mbajeni mend – as nuk mbetet vetë!", ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.